Botë

Ish-kryeministri, Sali Berisha, në protestë: Po më kyçin në shtëpi pa asnjë provë

27.12.2023 10:44

Ish-kryeministri, Sali Berisha, nga protesta e Gjykatës së Lartë sulmoi ashpër këtë institucion dhe Gjykatën e Posaçme...

Ish-kryeministri, Sali Berisha, nga protesta e Gjykatës së Lartë sulmoi ashpër këtë institucion dhe Gjykatën e Posaçme se janë nën urdhrat e kryeministrit, Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, ai tha se masa që do të jepet ndaj tij dhe ajo që është kërkuar nga SPAK-u, “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore, se po tentojnë që t’i heqin të drejtën e komunikimit, duke menduar se do të shpëtojnë, por kjo nuk do të ndodhë sipas tij.

“Sot ne nisëm protestën kundër institucioneve të shndërruara në armë të diktaturës! Ky fillim do shndërrohet në ortek Sot në betejën tonë pa kthim, kundër diktaturës, çelëm një faqe të re. Sot, ne nisëm protestën kundër institucioneve të shndërruara në armë të diktaturës.
 
Kjo protestë, e para në historinë 32-vjeçare të pluralizmit, para gjykatës supreme, Gjykatës së Lartë, e cila ka shënuar me qëndrimet e saj, një tradhti të lartë kombëtare ndaj ligjit, Kushtetutës dhe pluralizmit, shënon vetëm fillimin e btejave tona.
 
Sot, protesta jonë para selisë së partisë së krimit, shënon fillimin e betejës sonë kundër kësaj partie, e cila me të gjithë qëndrimet e saj, e udhëhequr nga Edi Rama është përgjegjëse për dramën e madhe të shqiptarëve.
 
Edi Rama në krye të kësaj partie, kërkon të zhdukë PD-në, por ne do qëndrojmë dhëmb për dhëmb. Ne jemi të pamposhtur.
 
Protestat tona do përhapen në të gjithë vendin dhe së fundmi do përqendrohen përpara të gjitha institucioneve të krimit, para kryeministrit, do përqendrohen në çdo skaj të vendit për të mbrojtur liritë tona. U jam shumë mirënjohës, keni lënë çdo gjë dhe jeni sot këtu si luftëtarë lirie. U garantoj se shumë shpejt ky fillim do shndërrohet në një ortek të fuqishëm.”, tha ishKryeministri Berisha.