Botë
Ukrainë, dronët rus qëlluan stacionin hekurudhorë
27.12.2023 13:53
Gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës forcat ruse kanë kryer 46 sulme me dron në territorin e Ukrainës...

Gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës forcat ruse kanë kryer 46 sulme me dron në territorin e Ukrainës, me ç’rast është qëlluar stacioni hekurudhorë në Herson, ku një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë janë plagosur. Në momentin e sulmit në stacionin hekurudhorë ka pasur rreth 140 qytetarë. Po ashtu, guvernatori i rajonit të Odesës tha se një 35-vjeçar u vra nga mbetjet e një droni të rrëzuar në një zonë banimi, derisa Ministria e Brendshme njoftoi për katër persona të plagosur, përfshirë një fëmijë 6-vjeçar. Forcat ajrore thanë se dronët u lëshuan nga Gadishulli i Krimesë, i pushtuar nga Rusia dhe nga rajoni jugperëndimor i Krasnodarit të Rusisë.
Ndërkohë, presidenti Zelenski ka paralajmëruar rritjen e prodhimit të armëve për t’u vënë agresionit rus.
“Patjetër të definohet sektori ynë i mbrojtjes dhe vitin e ardhshme të jetë sa më produktiv. Patjetër të prodhojmë qoftë vet apo së bashku me partnerët, gjithçka që është e nevojshme për t’u mbrojtur nga të gjitha format e agresionit rus.”, - deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Ndërkohë BE-ja po përgatit plan rezervë prej 20 miliardë eurosh ndihmë për Ukrainën.
FITORE DEMOLLI
