Maqedoni

Strugë, u hap zyrtarisht pishina e mbyllur për not

27.12.2023 14:28

Rikonstruimi i pishinës së mbyllur për not në Strugë ka filluar në vitin 2019....

Rikonstruimi i pishinës së mbyllur për not në Strugë ka filluar në vitin 2019, ndërsa pritej që përfundimi i riparimeve dhe hapja e pishinës të bëhej në vitin 2021, por për shkak të vonesave të ndryshme, rikonstruimi përfundoi tani, ndërsa hapja zyrtare u bë sot, në prezencën e kryeministrit të vendit, Dimitar Kovaçevski. 
 
“Pas 20 vitesh po e kthejmë atë që i takon Strugës dhe struganëve, pishinën e brendshme, memorial i shumë brezave, që sot zyrtarisht po vihet në përdorim. Jemi këtu në rikonstruimin e plotë të pishinës, kur askush nuk besonte se do të bëhet, sot e hapëm për përdorim, tani më janë mbajtur dy gara dhe kjo është një dhuratë shumë e mirë për vit të ri për struganët.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
 
Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport tha se problemet që ishin deri më tani me pishinat janë tejkaluar dhe pas vitit të ri pishina do të jetë në funksion.
 
“Pas 22 viteve kjo pishinë është përsëri në përdorim, së bashku me komunën dhe me gjithë lejet e marra janë ndarë 1 milionë e 600 mijë euro për rikonstruim të tërësishëm të kësaj pishine. Mendoj që tani bëmë marrëveshjen me ESM-në që të menaxhohet ky objekt dhe të mos vijë tek problemet, siç ndodhi me pishinën në Kumanovë, llogari të larta të rrymës elektrike dhe u mbyll, e pastaj fëmijët s’kishin ku të notojnë. Ky problem është tejkaluar dhe pas vitit të ri do të jetë në funksion për të gjithë.”, - theksoi drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsoski.
 
Është rikonstruktuar tërësisht shtrati i pishinës, pjesa mekanike, instalimi elektrik i pjesës së dhomave të zhveshjes, pjesa e fasadës dhe çatia, si dhe është shtuar edhe një pishinë e vogël ndihmëse. Për rikonstruimin e pishinës u ndanë mjete buxhetore me vlerë prej afër 99 milionë denarë ose 1.6 milionë euro. 
 
ILMIE ZHAKU