Maqedoni

KShPK: ESM-ja me furnizim të dyshimtë të mazutit

27.12.2023 15:24

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit ka zbuluar se ESM-Shkup....

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit ka zbuluar se ESM-Shkup ka bërë furnizim me mazut për nevojat e ShA TEC Negotinë, me punë të pandërgjegjshme, shfrytëzim dhe keqpërdorim të detyrës dhe autorizimet zyrtare nga ana e personave zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë, ish-drejtorit të ESM-së dhe zyrtarë të tjerë nga ESM-ja në cilësinë e anëtarëve të Komisionit për furnizimin e naftës për nevojat e ESM/ShA TEC Negotinë. Me këtë veprim është shkaktuar monopol në treg dhe rritje të çmimit të mazutit.
 
Për shkak të këtyre dyshimeve, KShPK-ja, ka dorëzuar iniciativa në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Qeveri, në Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës, në Komisionin Rregullator për Energjetikë, në Drejtorinë e të ardhurave publike dhe tek Policia financiare. Vlera totale e furnizimit është rreth 212 milionë euro. Antikorrupsioni gjithashtu dyshon se ShA ESM-Shkup ka shitur tepricën e energjisë elektrike të natës  një kompanie me çmim shumë më të ulët se çmimi i bursës.
 
“Kanë mundësuar veprim monopolist në tregun e brendshëm të mazutit, përmes ndërhyrjes së drejtpërdrejtë në anën e furnizimit me mazut në tregun e brendshëm në Maqedoni, me qëllim që të shkaktojnë krizë dhe rritje të çmimit të mazutit dhe me këtë realizimin e fitimit për RKM-në dhe personat e tjerë juridikë nga vendi dhe rrethina, në mënyrë që në tregun e brendshëm të mazutit të shkaktohet çrregullim.”, - deklaroi anëtari i KShPK-së, Goran Tërpenoski. 
 
KShPK: Kuvendi të zgjedhë Këshillin Programor në RTVM
 
KShPK-ja vlerëson se për t’i anashkaluar keqpërdorimet e mundshme në Radiot Televizionin e Maqedonisë, Kuvendi duhet të zgjedhë përbërjen e re të Këshillit Programorë, të cilit i ka skaduar mandate prej vitesh.
 
“Përmes një shkrese deri tek Kuvendi u themi se gjendja e tillë nuk do të duhet të vazhdojë, por duhet të zbatohet konkurs dhe të gjendet mënyra që të freskohet udhëheqësia, ashtu siç duhet dhe mos të lihet që persona të njëjtë në një farë mënyre, në mënyrë kundërkushtetuese të mbajnë funksionet që para shumë kohëve është dashur t’u përfundojë.”, - theksoi anëtari i KShPK-së, Nuri Bajrami.
 
Sipas tyre, Kuvendi pas shumë rekomandimeve dhe raporteve duhet të fillojë të veprojë në bazë të funksionit që ka.
 
FLORIJE KAMBERI