Ekonomi

Bytyqi: 513 kompani janë ndihmuar me 39,6 milionë euro

27.12.2023 16:48

Deri në sjelljen e ligjit për mbështetje financiare të investimeve ka pasur zero kompani vendore...

Deri në sjelljen e ligjit për mbështetje financiare të investimeve ka pasur zero kompani vendore, të cilat janë mbështetur financiarisht për investimet e tyre, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. 6 vite pas sjelljes së ligjit, Bytyqi shton se 919 kompani të cilat kanë investuar mbi 500 milionë euro, shteti i ka ndihmuar me  100 milionë euro mbështetje financiare, ku  vetëm këtë vit, 513 kompani janë ndihmuar me 39,6 milionë euro. 
 
“Nëpërmjet ligjit për mbështetje financiare të investimeve ju keni investuar mbi gjysmë miliardë euro në vendin tonë dhe për mua ky është një akt i lartë patriotik. Së bashku ne kontribuojmë në rikonstruimin e ekonomisë vendore dhe ju merrni mbështetje reale që është e parashikueshme dhe i ndjek nevojat tuaja zhvillimore. Në këto 6 vite, Qeveria ju ka ndjekur në investimet tuaja me rreth 100 milionë euro.”, - deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. 
 
Bekteshi: U mbështet zhvillimi i barabartë rajonal
 
Ministri i Ekonomisë shtoi se nëpërmjet ligjit për mbështetje financiare është mundësuar të ndihmohet edhe zhvillimi i barabartë rajonal, ku shumë kompani të cilët sot marrin mbështetje nuk janë nga rajoni i Shkupit. 
 
“Para disa viteve në mënyrë shtesë kemi bërë ndryshime në ligjin për mbështetje financiare në pjesën e shpërndarjes rajonale për mbështetjen të cilën ia japim si Qeveri. Dhe sot flasim për qindra kompani të cilët ndihmohen dhe nuk janë të vendosur në rajonin e Shkupit dhe të gjithë ato qytetarë të ardhmen e tyre nuk do ta shohin vetëm në rajonin e Shkupit, por të gjitha qytetet tona do të kenë mundësi të njëjtë që të zhvillohen.”, - theksoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. 
 
Vetëm për këtë vit 26,6 milionë euro nga totali i mbështetjes financiare është paguar për kompanitë jashtë Shkupit apo 63,7%.
 
GAZMEND KURTISHI