Maqedoni

Punëtorët me kontratë pune në Shëndetësi presin vendim deri në fund të vitit

27.12.2023 17:39

2,500 persona të punësuar në Shëndetësi do të presin fundin e vitit që të kuptojnë...

2,500 persona të punësuar në Shëndetësi do të presin fundin e vitit që të kuptojnë nëse do të marrin një zgjidhje për punësim deri në fund të vitit. Ministri Mexhiti tha se ende nuk ka përgjigje për ta. 
 
“Këta punëtorë shëndetësorë janë me kontratë në vepër nga 4 deri në 5 vite, disa në 10 vite. E dini qëndrimin tim se si kam luftuar që kjo të kalojë në Qeveri, kjo mbetet pikëpyetje edhe për disa ditë, deri të premten. I kemi harmonizuar shifrat dhe na duhet edhe një mbledhje që definitivisht të vendosim për këtë çështje.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
 
Ministri i Shëndetësisë po ashtu theksoi se së shpejti do të jetë e  zgjeruar lista pozitive e barnave që nuk është e reviduar 13 vitet e fundit. Theksoi se këtë vit është prokururuar ilaçi “Trikafta” për pacientët me fibrozë cistike, si dhe 6 ilaçe të reja janë prokuruar për pacientët me sëmundje të rralla.
 
Po ashtu janë furnizuar edhe 650 senzorë për matjen e sheqerit në gjak për fëmijët me diabet. Mexhiti po ashtu potencoi se buxheti për prokurim të pajisjeve të reja është rritur për 5 milionë euro.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI