Maqedoni
Zënkë në Çellopek, dy të vrarë dhe dy të plagosur
27.12.2023 18:01
Dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në fshatin Çellopek të Tetovës...

Dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në fshatin Çellopek të Tetovës. Sipas banorëve të Çellopekut, dy të vrarët janë babë dhe birë, ndërsa janë vrarë nga një 60 vjeçar i këtij fshati për një vendparkim.
Në këtë zënkë edhe vrasësi dhe një person janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim në spitalin e Tetovës. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për incident që ka ardhur pas mosmarrëveshjeve për çështje pronësore.
“Kolegët po punojnë në këtë rast. Bëhet fjalë për çështje të papastruara pronësore në një familje. Këto janë informacionet e para nga tereni, presim të përmbyllen hetimet dhe të kemi informacione më të detajizuara.”, - deklaroi Oliver Spasovski nga MPB-ja.
Në vendin e incidentit ka shkuar policia e Tetovës dhe hetuesit për të hetuar në tërësi ngjarjen tragjike, kanë bërë të ditur nga policia e Tetovës.
VLORA LATIFI TOPOJANI
