Maqedoni
Mjegull në rrugët në Strumicë dhe Tetovë
28.12.2023 09:53
Për shkak të mjegullës sot në mëngjes dukshmëri të ulur prej 50 deri 80 metra...

Për shkak të mjegullës sot në mëngjes dukshmëri të ulur prej 50 deri 80 metra ka në rrugët në Strumicë, ndërsa deri 100 metra në Tetovë, informoi Lidhja Automote e Maqedonisë.
Komunikacioni në rrugët e tjera në shtet zhvillohet në kushte dimërore nëpër disa vende të lagështa.
Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
