Botë

Makina futet në mes të turmës së njerëzve në Britani, 1 i vdekur dhe disa të plagosur

28.12.2023 13:34

Një 46-vjeçar ka vdekur dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur...

Një 46-vjeçar ka vdekur dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një makinë goditi një turmë njerëzish në Sheffield në Britani.

Lidhur me ngjarjen, një 23-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për vrasje dhe një 55-vjeçar i dyshuar për tentativë vrasje, shkruajnë mediat e huaja.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00 të një dite më parë, ndërsa raportohet se 46-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje dhe një i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ndërkohë të dy të akuzuarit ndodhen në paraburgim.

Andrew Knowles, oficer i lartë hetues, tha se kishte nxjerrë forca të shumta policie në terren dhe se oficerët po kryejnë hetime shtëpi më shtëpi.