Botë

Pritet vendimi për ish-kryeministrin, Berisha, Avokatët i kërkojnë provat nga Gjykata

28.12.2023 11:56

Sot në orën 15:00 pritet që Gjykata e Posaçme të marrë vendimin lidhur...

Sot në orën 15:00 pritet që Gjykata e Posaçme të marrë vendimin lidhur me masën e sigurisë të kërkuar nga SPAK “arrest shtëpie” ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha. Pak orë para se Gjykata të shpallë vendimin, avokatët e Berishës kanë depozituar kërkesë në gjykatë për marrjen e provave mbi të cilat janë ngritur akuzat ndaj ish-kryeministrit.
 
Mbrojtësit kanë kërkuar audion e seancës dhe procesverbalet, për të provuar njëanshmërinë e gjyqtares, Irena Gjoka. Avokatët kërkojnë gjithashtu të gjitha vendimet e arsyetuara, të dhëna nga gjyqtarja Gjoka, por edhe vendimet e dhëna nga gjyqtarët e tjerë, që kanë rrëzuar kërkesat e avokatëve për përjashtimin e saj nga çështja “Berisha”.