Maqedoni

Kovaçevski: Siguruam punësime të përhershme për 1,100 punëtorë mjekësorë

28.12.2023 12:37

Zgjidhje për punësim të përhershëm kanë marrë 1,117 punëtorë mjekësorë...

Zgjidhje për punësim të përhershëm kanë marrë 1,117 punëtorë mjekësorë, të cilët me vite të tëra kanë qenë profesionistë pa sigurim shëndetësor dhe pensional, tha kryeministri, Kovaçevski, në konferencën e sotme për media. 
 
Ministri i Shëndetësisë, Mexhiti: Siguruam investime serioze në shëndetësi
 
Po ashtu janë realizuar investime serioze në shëndetësi që mundësojnë shërbime cilësore për pacientët dhe zhvillim të kuadrit shëndetësor në vend, tha numri një i dikasterit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. 
 
Ministri i Financave, Besimi: Financat dhanë dritë jeshile për punësimin  e tyre
 
Ndërkohë ministri i Financave, Fatmir Besimi, tha se Ministria e Financave dha dritë jeshile për punësimin e këtij kuadri shëndetësor  më se të nevojshëm për sektorin e shëndetësisë.