RTVM shënon 79 vjetorin e funksionimit
Sot festohet 79 vjetori i Radios Maqedonase dhe 59 vjetori i Televizionit Maqedonas...

Sot festohet 79 vjetori i Radios Maqedonase dhe 59 vjetori i Televizionit Maqedonas. Sot Radio Maqedonase ka katër servise programore dhe një program satelitor që transmetohet në valë të mesme, që nënkupton program edukativ, argëtues dhe informativ 24 orë.Televizioni maqedonas, nga ana tjetër, sot transmeton programe në 7 kanale në 7 gjuhë.
Shërbimi i transmetimit publik krijoi një program që ushqen, inkurajon dhe zhvillon çdo formë të krijimtarisë audio-vizuale vendase.
Televizioni maqedonas hyn në vitin e ri me studio të reja dhe me teknologjinë më të fundit.
Me vizualizim sipas standardeve të shërbimeve publike evropiane dhe botërore, me një realitet virtual që do t'iu mundësojë shikuesve të prezantohet në mënyrë precize dhe të saktë transmetimet vendase dhe botërore.
