Maqedoni
MASh: Janë digjitalizuar librat e klasës së 4-të, 5-të dhe 6-të
28.12.2023 13:56
Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri edhe një avancim në lidhje me digjitalizimin e materialeve shkollore...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri edhe një avancim në lidhje me digjitalizimin e materialeve shkollore, të cilat janë shumë të pasura dhe nuk kanë të bëjnë me format PDU të teksteve shkollore, por me digjitalizimin e teksteve të klasës së katërt, të pestë dhe të gjashtë.
Qeveria dhe Ministria janë të fokusuar në monitorimin e tendencave të rrjedhave dhe standardeve globale në lidhje me pranimin e teknologjive të reja të informacionit të komunikimit, mjeteve dhe pajisjeve teknologjike, theksoi ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri.
“Është diçka e re e cila paraqitet në sistemin tonë arsimor, është diçka e cila do të bëjë më interesant, më efikas, më të mirë procesin arsimor për të cilët nxënës kemi vendosur digjitalizimin e teksteve nga klasa e katërt, e pestë dhe e gjashtë. Për të gjitha ato të cilat janë aprovuar, shumica e teksteve në të gjitha gjuhët që mësohet në vendin tonë.”, - deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.
“Trimaks”: Janë digjitalizuar librat që janë në përdorim
Nga kompania “Trimaks” thonë se procesi i digjitalizimit të librave ka të bëjë me librat e miratuara nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe Shërbimi Pedagogjik i Ministrisë së Arsimit, përkatësisht libra të cilat veç më janë në përdorim në procesin mësimor.
“Me konceptin e ri, librat janë të përpunuar, gjegjësisht me programin e ri mësimor. Janë të njëjtët libra që janë shtypur, ne i përpunuam në formë digjitale interaktive. Secili libër do të shtypet si libër dhe do të ketë qasje në digjitalizimin interaktiv të librit. Secili libër ka më shumë përmbajtje digjitale interaktive. Ky inovacion ofron shumë përparësi si për nxënësit, po ashtu edhe për mësimdhënësit.”, - theksoi drejtori i kompanisë “Trimaks”, Goran Dimitrov.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës investon në digjitalizimin e procesit arsimor, si një nga fokuset kryesore të reformës së sistemit arsimor. MASh-i bën të ditur se procesi i digjitalizimit të librave do të vazhdojë edhe për nxënësit e gjeneratave tjera. Përveç librave të digjitalizuar, nxënësit do të kenë para vetes edhe librat e shtypur.
FITORE DEMOLLI
