Futboll

Maqedonia e Veriut do të luaj miqësore kundër Kroacisë

28.12.2023 14:51

Më 3 qershor 2024, përfaqësuesja A e Maqedonisë do të luajë ndeshjen kontrolluese...

Më 3 qershor 2024, përfaqësuesja A e Maqedonisë do të luajë ndeshjen kontrolluese kundër Kroacisë në Rijekë. Federata e Futbollit të Maqedonisë konfirmoi sot ndeshjen miqësore ndaj fituesve të vendit të tretë në Kampionatin e fundit Botëror.
 
Takimi i fundit kundër Kroacisë është luajtur më 12 tetor 2012 në eliminatoret e Botërorit 2014, me crast në Shkup, kroatët fituan me rezultat 2:1. Në tetë duelet e deritanishme kundër Kroacisë, Maqedonia ka një fitore, dy barazime si dhe pesë humbje.
 
“Jemi të kënaqur që do të luajmë një ndeshje kontrolluese kundër Kroacisë, një prej skuadrave më të forta evropiane. Ky është një konfirmim i statusit tonë, kombëtaret e forta e shikojnë përfaqësuesen tonë me shumë respekt. Ndeshja do të jetë një mundësi e shkëlqyer për ne, që të përparojmë si skuadër dhe sigurisht që të përpiqemi të rrisim konkurrencën në skuadër para fillimit të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin e vitit 2026” është shprehur pas konfirmimit të zhvillimit të këtij takimi, seleksionuesi Bllagoja Milevski.