Botë

Përleshje midis ushtrisë turke dhe kryengritësve kurdë

25.03.2015 21:12

Ushtria turke sot ka shkëmbyer zjarr me kryengritësit kurdë në pjesën juglindore të vendit, që është një ndër rastet e rralla të prishjes së armëpushimit dyvjeçar...

Ushtria turke sot ka shkëmbyer zjarr me kryengritësit kurdë në pjesën juglindore të vendit, që është një ndër rastet e rralla të prishjes së armëpushimit dyvjeçar, e arritur në pajtim me procesin paqësor midis autoriteteve në Ankara dhe Partisë Punëtore Kurde (PKK).
 
Përleshja ka ndodhur katër ditë pasi lideri i burgosur i PKK-së Abdullah Oxhalan deklaroi se beteja 30 vjeçare e kësaj organizate kundër Turqisë u bë "e paqëndrueshëm" dhe u bëri thirrje ithtarëve të tyre të mbajnë kongres në të cilin do të sillet vendim për përfundimin e luftës së armatosur.
 
"Forcat e armatosura turke kanë granatuar pozita të PKK-së në rajonin Daglika në provincën Hakari në afërsi të kufirit irakian, si përgjigje e tre granatave të gjuajtura nga ana e kryengritësve kurdë", kumtoi Shtatmadhoria e ushtrisë turke./mia