Seanca e fundit e Kuvendit për 2023 me akuza midis pushtetit dhe opozitës
Në seancën kushtuar pyetjeve të deputetëve...

Në seancën kushtuar pyetjeve të deputetëve, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, është përplasur me kryeministrin e vendit, Dimitar Kovaçevski, i cili siç thotë ka gënjyer qytetarët së paku në tre raste, siç janë fillimi i bisedimeve me Bashkimin Evropian, përfundimi i autostradës Kërçovë – Ohër dhe rritja lineare e pagave në të gjitha sektorët. Por, kryeministri i vendit i hodhi poshtë këto akuza si të pabaza.
“RMV-ja edhe njëherë nuk mori datë për fillimin e bisedimeve me BE, ndërsa ju në përgjigjen paraprake theksuat se bisedimet nuk filluan për X arsye, pastaj theksuat se bisedimet i kemi filluar dhe këtë edhe ju, por edhe ne e dimë se është një gënjeshtër e madhe, sepse bisedimet nuk kanë filluar.”, - deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski.
“Po ne i kemi filluar bisedimet me Bashkimin Evropian, për këtë mund të shihni video incizime nga data 19 korrik të vitit të kaluar nga Brukseli, ku kryesuesi me BE-në atë kohë Çekia në mbledhjen e parë ndërqeveritare theksoi se bisedimet në mes RMV-së dhe BE-së i shpalli si të filluara.”, - theksoi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Stojanovski nga VMRO-DPMNE-ja po ashtu akuzoi kryeministrin, Kovaçevski, edhe për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër, ku ky i fundit kishte premtuar se deri më datë 31 dhjetor të vitit 2023 do të jetë i përfunduar.
Por, kryeministri potencoi se vazhdimi i afatit për ndërtimin e këtij aksi rrugor është bërë nga Kuvendi, sepse qeverisja e VMRO-DPMNE-së asaj kohe ashtu kishte vendosur.
“Autostrada Kërçovë – Ohër duhej të ishte e mbaruar deri në fund të vitit 2023, kjo është deklarata e juaj, dhe sot e pashë se me vendim të Qeverisë e keni vazhduar afatin për ndërtimin e Autostradës. Ju dolët para qytetarëve të vendit me datë 19 nëntor 2022 dhe premtuat se nga data 1 janar 2024 qytetarët do të ngasin makinat në autostradën e re për në Ohër dhe thatë se Bllagoja Boçvarski është përgjegjës për këtë që të përfundon deri në fund të vitit.”, - u shpreh deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski.
“Afatin për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër deri më 31 dhjetor 2023 e ka vendosur Kuvendi dhe se kjo marrëveshje është finalizuar derisa ju ishit në Qeverisje me vendim të Kuvendit. Por, për shkak të gabimeve në projekt, kjo autostradë akoma nuk është përfunduar dhe ka përfunduar deri më 80 për qind.”, - theksoi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Nga VMRO-DPMNE-ja po ashtu e pyetën kryeministrin, Kovaçevski, se pse nuk kemi rritje lineare të pagave në të gjitha sektorët dhe pse ky premtim po i jepet sindikatave të punonjësve. (Fitim Kryeziu, TVM2)
