Gjyqësor, shpaloset strategjia zhvillimore në jurisprudencë
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe akademiku, Vllado Kambovski....

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe akademiku, Vllado Kambovski, prezantuan Strategjinë zhvillimore në sektorin e jurisprudencës për vitet 2024-2028, ku janë inkorporuar kërkesat dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian.
Akademiku Kambovski vlerëson në kohën kur politika ka depërtuar aq thellë në jetën e gjithë secilit nga ne, Strategjia është në rrezik të madh nga ndikimet politike. Sipas Kambovskit, pushteti ekzekutiv e ka mbërthyer atë gjyqësor, ndërsa gjyqësori është protagonist kryesor për sundimin e ligjit.
“Përfshinë më shumë sektorë që kanë të bëjnë edhe me gjyqësorin edhe me Prokurorinë, profesione individuale, përfshin Gjykatën Kushtetuese, përfshin edhe Kodin Penal dhe Kodin Civil, të cilët do ta lehtësojnë edhe më shumë punën e organeve gjyqësore.”, - deklaroi ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.
“Nëse keni ligje, ndërsa nuk keni aktvendime dhe procedura të të drejtave, ju jeni një shtet i padrejtë, ne jemi në nivelin e një shteti të tillë që nuk është demokratik dhe i drejtë. Politika ndikon edhe në jetën tonë, ajo hynë edhe në dhomat tona private. Qëllimi i parimit të sundimit të së drejtës është të kufizojë edhe partitë politike edhe pushtetin ekzekutiv. Roli i tyre është avancimi i marrëdhënieve demokratike dhe jo presioneve mbi institucionet gjyqësore se si do t’i zgjedhin lëndët.”, - theksoi akademiku, kryetari i grupit për Strategjinë, Vllado Kambovski.
Sa i përket funksionimit të Këshillit Gjyqësor, Lloga tha se kryetari i shtetit, Kuvendi dhe Shoqata e Gjykatësve do të duhet në mënyrë direkte të kyçen në këtë proces dhe të thonë nëse janë të kënaqur nga kandidatët e tyre të propozuar në Këshillin Gjyqësor, nëse jo, atëherë duhet t’i thërrasin në përgjegjësi.
E nevojshme është që në Kuvend të konkretizohet procesi i përgjegjësisë për anëtarët e Këshillit që janë gjykatës. (Florije Kamberi, TVM2)
