Kumanovë, përurohen lokalet e rinovuara të FSPIMV-së

28.12.2023 19:40

Përurohen lokalet e rinovuara...

Përurohen lokalet e rinovuara në njësinë e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor në Kumanovë.

Me rinovimin e lokaleve janë përmirësuar dukshëm kushtet për punë. Gjithashtu janë siguruar edhe pajisje për punë, si dhe mobile dhe enterier tjetër i domosdoshëm.

Ky investim kap shumën e 12 milionë denarë, mjete këto të Fondit.  Drejtori i Fondit dhe Sigurimit Pensional Invalidor të RMV-së, Arsim Hasani, paralajmëroi se aktivitete të këtilla do të ndërmerren edhe gjatë vitit 2024 në disa njësi të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor.