Maqedoni

Mjegull në aksin rrugor Shkup – Demir Kapi

29.12.2023 09:30

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore...

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër disa vende në rrugë të lagështa. Dukshmëri të zvogëluar deri në 100 metra ka në aksin rrugor Shkup – Demir kapi, informon LAMM.

Rrëshqitje më të vogla mund të ndodhin në rrugë të caktuara rrugore që kalojnë nëpër gryka dhe prerje.

NP Rrugët e Maqedonisë dhe LAMM apelojnë që të vozitni me kujdes dhe të përshtatni shpejtësinë sipas kushteve të rrugës.

NP Rrugët e Maqedonisë theksojnë se ekipet e tyre kujdestare janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha rrugët të kalueshme.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.