Botë
Ankara, shpërthim në redaksinë e gazetës turke “Adimlar”
26.03.2015 14:41
Një person humbi jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur mbrëmë gjatë shpërthimit në redaksinë e gazetës mujore turke "Adimlar" në Stamboll, lajmëroi DPA...

Policia turke konsideron se shpërthimi në gazetë paraqet sulm me bombë. Redaksia e gazetës, e cila vlen e afërt me grupin ekstremist “Fronti islamik i luftëtarëve të Lindjes së Madhe”, gjendet në katin e tretë të një ndërtese banimi në lagjen e Stambollit, Kagitane.
Gazetat turke citojnë se mujorja në të kaluarën ka qenë e lidhur edhe me disa grupe islamiste, mes të cilëve edhe me grupin xhihadist “Shteti Islamik”.
Në botimet e fundit, "Adimlar" i ashpërsoi kritikat ndaj Partisë Punëtore kurde dhe prej atëherë mediat turke vlerësojnë se nuk është përjashtuar që pas sulmit të qëndrojnë luftëtarët kurdë.
Përndryshe, organizata “Fronti islamik i luftëtarëve të Lindjes së Madhe”, e cila mundohet për sjelljen e të drejtës së sheriatit në Turqi dhe e konsideron qeverinë sekulare turke për ilegale e ndërmori përgjegjësi për sulmet ndaj dy sinagogave dhe filialeve të Bankës Britanike HSBC në Stamboll, në nëntor të vitit 2003, me ç'rast humbën jetën 57 persona, ndërsa rreth 700 ishin plagosur.
