Botë

Prishtinë, Mogerini sot do të vizitojë Kosovën

26.03.2015 14:44

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, sot do të vizitojë Kosovën...

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, sot do të vizitojë Kosovën, ku pritet që me zyrtarët më të lartë të Kosovës të diskutojë lidhur me dialogun me Serbinë për normalizimin e raporteve.

Siç citojnë mediat vendase, Mogerini nesër do të qëndrojë në Beograd. Raportohet se zyrtarja e lartë e BE-së, e cila për të parën herë prejse u zgjodh në këtë post i viziton të dy shtetet, do të bisedojë "për hapat e ardhshëm të Serbisë dhe Kosovës në rrugën evropiane".

Po ashtu, pritet të diskutohet edhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.