Maqedoni
Këshilli Gjyqësor, nismë për procedurë disiplinore ndaj Ademit
29.12.2023 13:23
Këshilli gjyqësor në seancë publike po debaton rreth nismës për procedurë disiplinore...

Këshilli gjyqësor në seancë publike po debaton rreth nismës për procedurë disiplinore për kryetaren e Gjykatës Supreme, Besa Ademi.
Nga komisioni raportues theksoi se Ademi është përgjegjëse për mospjesëmarrje në mbledhjet e Këshillit Gjyqësorë. Nisma u ngrit pasi Ademi në një intervistë deklaroi se gjykata me të cilën udhëheq përballet me presion politik.
“Në periudhën prej 22 maj të vitit 2022 deri më 30 tetor të vitit 2023, Besa Ademi, në cilësinë e kryetares së Gjykatës Supreme të RMV-së, e cila është anëtare e Këshillit Gjyqësor të RMV-së, sipas funksionit ka vepruar në kundërshtim me nenin 43 alinea 2 në lidhje me nenin një alinea një të ligjit të Këshillit Gjyqësor të RMV-së, në mënyrë që edhe përkundër asaj që është e obliguar të merr pjesë në punën dhe mbledhjet e Këshillit, e njëjta ka munguar nga seancat e Këshillit Gjyqësor të RMV-së në kontinuitet.”, - deklaroi anëtari i Komisionit Raportues, Selim Ademi.
“Lidhur me prononcimin tim me shkrim që ka të bëjë me këtë nismë procedurale dua të theksoj se në tërësi është në linjë me sundimin e së drejtës dhe se ka argumentim të fuqishëm në të cilën në tërësi e shpreh gjendjen faktike lidhur me procedurën e lëndës. Shpresoj se do të ketë ndikim kyç për epilogun e mëtejmë të procedurës. Sot dhe në periudhën që pason pikërisht epilogu i kësaj procedure do ta caktojë ardhmërinë e gjyqësorit tonë në RMV.”, - theksoi kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi.
