Botë
Gaza, OKB: 150 mijë palestinezë u larguan nga Gaza
29.12.2023 13:38
Vazhdon ofensiva izraelite mbi Gazën...

Rreth 150,000 palestinezë janë detyruar të largohen nga zonat e Gazës qendrore, derisa forcat izraelite janë futur në kampet e refugjatëve atje duke lënë të vrarë të paktën 35 persona. Forcat izraelite njoftojnë se nuk do të ndalen derisa t’i fitojnë qëllimet shtetërore.
“Ne jemi përgjegjës për atë çka po ndodh. Botës ia kemi prezantuar të gjitha hetimet. Do ta rishqyrtojmë kur situata e operacioneve do ta lejojë këtë. Por tash do të vazhdojmë të luftojmë kundër armikut të egër, Hamas, që t’i arrijmë qëllimet e luftës.”, - deklaroi zëdhënësi i Armatës Izraelite, Daniel Hagari.
Hamasi ka thënë se tanket kishin arritur në periferinë lindore të kampit Bureij. Ushtria izraelite kohët e fundit zgjeroi ofensivën e saj tokësore për të shënjestruar Bureijn dhe kampet aty pranë, Nuseirat dhe Maghazi. Bombardimet izraelite vranë dhjetëra njerëz në të gjithë Gazën të enjten, tha ministria e Shëndetësisë në Gaza.
Egjipti ka konfirmuar se ka paraqitur një propozim me tre faza për të ndaluar luftimet që përfundojnë me një armëpushim. Thuhet se një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të dhënë përgjigjen e tij ndaj planit.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
