Maqedoni

Sindikata shëndetësore për 1,117 vendimet: Të punësohen të angazhuarit me kontratë

29.12.2023 14:05

Pas vendimit të Qeverisë për dhënien e 1,117 vendimeve të punës për mjekët dhe personelin ndihmës...

Pas vendimit të Qeverisë për dhënien e 1,117 vendimeve të punës për mjekët dhe personelin ndihmës në institucionet shëndetësore publike, nga sindikata shëndetësore kërkojnë nga ministri, Fatmir Mexhiti, që si kriter në konkurs të parashihet edhe përvoja e punës 3 apo 4-vjeçare. 
 
“Kemi një sugjerim te ministri, pasi ligji për transformim nuk ekziston dhe punësimet do të bëhen me anë të shpalljeve publike. Kemi dyshime te të punësuarit me kontrata për një periudhë të gjatë se ata nuk do të marrin vendime pune, por do të pranohen njerëz krejtësisht të tjerë, siç ka ndodhur në “8 Shtatorin”, ka ndodhur në spitalin në Resnjë apo në kirurgjinë për fëmijë. I sugjerojmë ministrit, që përveç kërkesave themelore të konkursit si diploma e kështu me radhë, të ketë kusht për angazhim prej tre, apo katër viteve.”, - deklaroi Bobi Bojçevski nga Sindikata e Pavarur Shëndetësore.
 
Mexhiti: Ligji obligon punësime me konkurs
 
Por, ministri Mexhiti sqaron se sipas ligjit secili që i plotëson kushtet do të mund të paraqitet në konkurs. Ministri megjithatë shpreh gatishmërinë që të merren parasysh të angazhuarit me kontratë prej vitesh. 
 
“Unë do të dëshiroja dhe pyeta, pasi dikur kishte një ligj për transformim, ajo do të ishte më e padhembshme, por ne patjetër t’i respektojmë ligjet dhe Kushtetutën e shtetit. Unë personalisht do të angazhohem dhe ju kam kërkuar shërbimeve të më sjellin listën e të gjithë të angazhuarve me kontratë në vepër nga të gjitha institucionet e shëndetit publik në tërë vendin, që ta dimë se sa është numri.”, - theksoi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
 
Nga Sindikata e Shëndetësisë njëherit kërkojnë rritje pagash për infermieret për 15% dhe më pas rritje prej 30% për tërë shëndetësinë. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI