Botë
Rusia kryen sulme me dronë, dhjetëra të vrarë, disa të plagosur, Zelenski: Do t’u përgjigjemi sulmeve
29.12.2023 15:35
Të paktën 20 persona janë vrarë nga sulmet me dronë dhe raketa ruse ndaj Ukrainës...

Të paktën 20 persona janë vrarë nga sulmet me dronë dhe raketa ruse ndaj Ukrainës, me ç’rast janë goditur edhe shkolla dhe spitale. Në Odesa në jug të Ukrainës, mbetjet e një droni të rrëzuar shkaktuan zjarr në një ndërtesë të lartë. Në Harkiv, në verilindje, po ashtu ka pasur disa shpërthime pas sulmeve me raketa.
Në qytetin perëndimor të Lvivit, njoftohet për sulm me dron të një ndërtese infrastrukturore. Kryetari i kësaj komune njoftoi për viktima, të lënduar dhe dëmet materiale.
“Situata është më e komplikuar nga ajo që në fillim e mendova. Çfarë kemi? Një person të vdekur, tetë me ndihmë mjekësore. Ka shumë shkatërrime. Rreth dhjetë shtëpi janë shkatërruar. Po ashtu edhe shkolla e komunës. S’ka hapësirë për jetë. Ndoshta edhe pushimi i nxënësve do të zgjatet pak.”, - deklaroi kryetari i Lvivit, Andri Sadovji.
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, i është drejtuar publikut pas sulmeve që Rusia kreu gjatë mbrëmjes së të enjtes. Thotë se shteti rus ka përdor të gjitha llojet e arsenalit të saj.
“Ne me siguri do t’i përgjigjemi sulmeve terroriste. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për sigurinë e të gjithë vendit tonë, çdo qyteti dhe çdo qytetari. Terrori rus duhet dhe do të humbasë.”, ka shkruar në platformën X udhëheqësi ukrainas, Zelenski.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar, duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
