Gjykata Administrative anulon vendimin për shkarkimin e Damevës
29.12.2023 16:24
Gjykata Admisnitrative e ka anuluar vendimin e Këshillit Gjyqësor.....

Gjykata Admisnitrative e ka anuluar vendimin e Këshillit Gjyqësor për shkarkimin e Vesna Damevës nga posti i kryetares në Këshill.
Nga Gjykata Administrative bëjnë të ditur se ankesa e Damevës është pranuar, ndërsa vendimi i kontestuar i Këshillit Gjyqësor është anuluar. Sipas këtij vendimi të Gjykatës Administrative, gjendja në Këshillin Gjyqësor duhet të kthehet siç ishte para vendimit të kontestuar.
Vendimi për shkarkimin e Damevës u iniciua nga nënkryetari i atëhershëm, Selim Ademi, ndërsa u mbështet edhe nga kryetari aktual i Këshillit, Sashko Gjorgiev, por pas shkarkimit ajo u ankua në Gjykatën Administrative për mosrespektim të procedurave.
