Maqedoni

Parashikimi i motit

30.12.2023 12:03

Këtë të premte, vendi ynë do të do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët...

Këtë të premte, vendi ynë do të do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, por gjatë mesditës e në vijim do të ketë kalime vranësirash. Nëpër lugina do të ketë mjegull, e cila në fund të ditës do të dobësohet.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3°C deri në 2°C, ndërsa ato maksimale ditore do të jenë prej 8°C deri në 14°C.
 
Në Shkup moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, me mjegull dhe i ftohtë nga mëngjesi me temperaturë -2°C e cila gjatë ditës do të arrijë deri në 10°C.
 
Nga DPHM njoftojnë se deri të hënën do vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm dhe relativisht të ngrohtë, duke filluar nga nesër me vranësira të shtuara të ndryshueshme. Përgjatë luginave do të vazhdojë edhe më tej të ketë mjegull me intensitet të ndryshueshëm dhe temperatura do të jetë më e ulët gjatë ditës. Nga e hëna, gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë herë pas here mesatare, kryesisht jugperëndimore.