Maqedoni

Kompensimi gjatë pushimit të lindjes do t’u takojë edhe lehonave të punësuara përkohësisht

26.03.2015 15:00

Të drejtën për t’iu paguar kompensimi i pagës gjatë pushimit të lindjes, përpos grave që janë në marrëdhënie pune të përhershme...

Të drejtën për t’iu paguar kompensimi i pagës gjatë pushimit të lindjes, përpos grave që janë në marrëdhënie pune të përhershme, do ta kenë edhe ato lehona të punësuara përkohësisht e të cilave mund t’iu ndërpritet kontrata e punës. Kompensimin e pagës gjatë pushimit të lindjes do t’ua paguaj Fondi Shëndetësor.
 
Ushtruesja e detyrës së drejtores së fondit, Kristina Hristova, thotë se në procedurë parlamentare është edhe propozimi që fondi të vazhdojë të paguaj kompensimet për pushim mjekësor apo të lindjes pa marrë parasysh pagesës së kontributeve nga ana e kompanisë.
 
“Nëse i siguruari është në pushim mjekësor apo të lindjes, fondi këtë të drejtë do ta realizojë plotësisht për dallim nga vendimi i deritanishëm kur pagesa e kompensimit është varur nga pagesa me kohë e sigurimit shëndetësor për të gjithë të punësuarit në një kompani”- tha ushtruesja e detyrës për drejtoreshë e Fondit për Sigurim Shëndetësor, Kristina Hristova.
 
Paralelisht me këto ndryshime, fondi nga muaji maj paralajmëron lehtësimin e procedurave administrative gjatë parashtrimit të kërkesave për kompensimin e pushimit mjekësor apo të lindjes. Aplikimet do të bëhen në forma elektronike.
 
“Në vend që vetëm punëdhënësi, personi i cili ka nevojë për pushim, në të ardhmen do të mund ta bëjnë, përveç tyre, edhe mjekët, mjekët amë, gjinekologët dhe kështu që të mund të përfitohet në kohë. Problemet që kanë qenë në lidhje me pagesat ndaj personave që kanë qenë në pushim të lindjes të jenë sa më të shkurtra”- tha ushtruesi i detyrës për drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Orhan Ramadani.
 
Përpos kërkesës, dokumentacionin tjetër të nevojshëm për procedurën administrative fondi në mënyrë elektronike do ta sigurojë nga institucionet tjera.
 
MERAL ISMAILI