Ekonomi
Ekonomia gjatë vitit 2023, Bytiqi veçoi masat antikrizë dhe rritjen e pagave
30.12.2023 14:02
Në përmbylljen e fundvitit Zv/Kryeministri për Çeshtje Ekonomike Fatmir Bytyqi...

Në përmbylljen e fundvitit Zv/Kryeministri për Çeshtje Ekonomike Fatmir Bytyqi e ka vlerësuar si një vit të suksesshëm, sidomos këtu ka dalluar masat e Qeverisë, të cilat kanë qenë një ndihmesë e madhe për qytetarë të kategorive më të rezikuara, dhe sidomos në kohët e dimrit. Sipas tij, të gjitha këto masa nënkuptojnë më shumë para për qytetarët, e sidomos për ato qytetarë të cilët kanë më shumë nevojë për to.
“Ne nuk harojmë askënd, ndihmojmë në kohë kriza, por githashtu mendojmë në kohë krizash edhe për të ardhmen, dhe kjo është arsyeja pse ne jemi fokusuar në rritjen e pagave, dhe si e tillë në këto 6 vite e njëjta kur nuk ka qenë më e lartë, dhe do të vazhdojnë të rriten, duke dashur të krijojmë parashikueshmëri për ata të cilët kanë dhënë mundin dhe gjithcka nga vetja për këtë shoqëri. Sollëm metodologjin e re për pensionistët tanë, sipas standardit të jetesës.”, tha Zv/Kryeministri për Çeshtje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
Bytyqi në fund për thirrje për më shumë solidaritet dhe humanitet në mes njerëzve, dhe vetëm kështu do të dalim fitues si shoqëri, dhe këto janë vlerat positive të cilat e bëjnë shoqërinë tonë fituese ndaj atyreve të cilët tentojnë të përçajnë dhe të shkaktojnë ndarje brenda shoqërisë. Bytyqi poashtu pohoi se politikat e Qeverisë për vitin 2024 do të jenë të fokusuara për të ardhmen e fëmijëve tanë, dhe të vetëdishëm se pikërishtë ata janë ato të cilët do të jetojnë me pasojat apo meritat e veprimeve tona.
FITIM KRYEZIU
