Maqedoni

Mjegull e dendur në Shkup, anulohen fluturime, devijojnë aterime

30.12.2023 14:20

Mjegulla e dendur, dhe moti i lig në Shkup ka detyruar që disa nga fluturimet...

Mjegulla e dendur, dhe moti i lig në Shkup ka detyruar që disa nga fluturimet të cilat kanë qenë të destinuara për në Shkup të drejtohen për në Prishtinë. Bëhet fjalë për disa fluturime që u është ndaluar aterimi në Aeroportin e Shkupit, dhe të cilët janë dretuar për në Aeroportin Ndërkombëtarë Adem Jashari në Prishtinë. 
 
“Nga mëngjesi i sotëm deri në orën 10 janë anuluar dy fluturime, dy janë devijuar për në Prishtinë, ndërsa një tjetër ka ateruar me sukses në Airoportin e Shkupit, por që ishte me vonesë. Bëhet fjalë për fluturimet Milano-Shkup dhe Frankfut – Shkup, që të dyjat të kompanisë Viz Er të cilat janë drejtuar për në aeroportin e Prishtinës, ndërsa poashtu bëhet e ditur se edhe dy fluturime plotësuese janë anuluar tërësishtë. Bëhet fjalë për fluturimet nga Beogradi dhe nga Stambolli, të cilat ishin në program të bëjnë aterimin e tyre në Shkup.”- njoftojnë burime brenda aeroportit. 
 
Lajmi nuk është konfirmuar nga koncesioneri, i cili veç ka kumtuar se nga 1 janari do të rritet çmimi I parkimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Siç informon “TAV Maqedoni”, çmimet prej 100 denarë për një orë do të rritet në 150 denarë, ndërsa cmimi për 2 deri në 3 orë do të kushton 200 denarë. Për 1.000 denarë rritet edhe çmimi I parkimit për ata që parkojnë për disa ditë, kështu që për tre deri në pesë ditë parkimi do të kushtojë 3.500 denarë, nga pesë deri në shtatë ditë 4.500 denarë, ndërsa për çdo ditë të ardhshme do të paguani plus 400 denarë.