Maqedoni

Kovaçevski për aderimin drejt BE-s: Të jemi krenar për të arriturat e deritanishme

30.12.2023 14:48

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në urimin e fundvitit drejtuar qytetarëve...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në urimin e fundvitit drejtuar qytetarëve potencon se në këtë moment vendit i nevoitet besim, optimizëm dhe mençuri. Sipas tij, pas vete lam një vit që nuk ishte aspak i lehtë megjithatë, ne duhet të jemi krenarë për atë që kemi arritur sepse kemi bërë shumë brenda mundësive. Ai shton se duhet të punohet edhe më tej për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe parandalimin e rinisë nga migrimi. 
 
“T’i kthejmë ata që ikën, sepse rruga evropiane që ne jemi ka filluar dhe nuk do të ndalet. Duhet të shohim përpara, duhet të ecim përpara. Është rruga europiane që do të sjellë zhvillim dhe një të nesërme më të mirë. Dhe kështu do të vazhdojmë. Para nesh ka vend për të bërë edhe më shumë, që pagat dhe pensionet të vazhdojnë të rriten dhe të ndihmojmë edhe kategorinë më të rrezikuar. Sepse këto janë vlerat e vërteta maqedonase dhe evropiane.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Në fund të rrugëtimit na pret antarësimi në BE 
 
Kovaçevski thekson se është i sigurt se e nesërmja do të jetë më e mirë.
 
“Ky vend ka njerëz që kanë guxim dhe energji brenda tyre që do të ecin në atë rrugë dhe që do të lënë një vend më të mirë për fëmijët e tyre, për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm. Në fund të kësaj rruge evropiane është çmimi i madh, anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Një rrugë dhe synim që do të na sigurojë demokraci të zhvilluar drejtësi sociale dhe sundimin funksional të së drejtës dhe shtetit ligjor.”, tha Kovaçevski.
 
Kryeministri Kovaçevski shprehu mirënjohje edhe për të gjithë ata që janë në punë në këto momente festive dhe kujdesen për shëndetin dhe sigurinë tonë.
 
FLUTURA LATIFI