Futboll
Mungesë e madhe për Shqipërinë, Mavraj i lënduar
26.03.2015 15:06
Mërgim Mavraj pritet të jetë mungesa e madhe e Shqipërisë në përballjen kundër Armenisë...

Sipas lajmeve që vijnë nga skuadra kuqezi, thuhet se ka pak shanse që mbrojtësi të jetë gati në ndeshjen e së dielës. Mungesa e tij eventuale ndaj Armenisë, prish planet e De Biazit, për faktin se edhe alternativat në mbrojtje nuk janë të shumta.
Megjithatë, në stërvitje, italiani ka filluar të punoj edhe taktikisht. Nga ajo që shihet, në krah të kapitenit Cana, nësë mungon Mavraj, mund të jenë Ajeti ose Curri. Pjesa tjetër e mbrojtjes pritet të kompletohet me Hysajn në të djathtë dhe Agollin në të majtë. Lila do të mbetet në bankinë, ndërsa nga krahët e mesfushës ka shumë konkurrencë.
Me treshen e qendrës Xhaka-Kukeli-Abrashi thuajse të sigurt, Roshi dhe Lenjani duken më të preferuar nga krahët.
Mirëpo, asgjë nuk mund të thuhet se është e fiksuar, pasi Gashi dhe Rama kërcënojnë seriozisht Roshin dhe Lenjanin për një vend titullari.
Edhe sulmi ka dilema, por në stërvitjet taktike, De Biazi ka aktivizuar fillimisht Cikalleshin, ndërsa më pas ka përdorur edhe Balajn.
Gjasat më të mëdha janë që sulmuesi kavajas ta nisë si titullar ndaj Armenisë.
