Botë

Sërish protestë në Beograd, kërkohet anulimi i zgjedhjeve

30.12.2023 16:40

Disa mijëra protestues dolën sërish në qendër të kryeqytetit serb, Beograd...

Disa mijëra protestues dolën sërish në qendër të kryeqytetit serb, Beograd, për të kërkuar anulimin e zgjedhjeve të 17 dhjetorit.
 
Protesta u thirr nga iniciativa civile joformale “ProGlas” e nisur nga figura të njohura publike.
 
Organizatorët thanë se kërkesa e ProGlasit është që brenda gjashtë muajve të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi, “pas procesit të ndryshimit rrënjësor të kushteve zgjedhore”.
 
Ata thonë se është “tradhtuar” vullneti elektoral i qytetarëve.
 
Në Serbi janë mbajtur një varg protestash pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, të nxitura nga akuzat për vjedhje elektorale nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, e cila shpalli fitoren në të gjitha nivelet.
 
Koalicioni më i madh opozitar "Serbia kundër dhunës" e akuzoi SNS-në për vjedhje zgjedhore dhe kërkon përsëritjen e zgjedhjeve.