Maqedoni

Këshilli gjyqësor, gati të rikthejë Damevën

30.12.2023 17:33

Këshilli Gjyqësor është i gatshëm ta kthejë Vesna Damevën në postin e Kryetares nëse kështu vendoset në gjykimin e Gjykatës Administrative...

Këshilli Gjyqësor është i gatshëm ta kthejë Vesna Damevën në postin e Kryetares nëse kështu vendoset në gjykimin e Gjykatës Administrative. Ky Këshill bën të ditur se ende nuk ka marrë vendimin me shkrim dhe se ai duhet të dorëzohet gjatë javës që vjen deri te të gjitha palët në procedurë.
 
“Këshilli Gjyqësor ende nuk e ka marrë gjykimin. Pasi ta marrë do ta shqyrtojë dhe më pas do të vendoset në seancë. Varësisht se çfarë përmban, do të veprohet brenda afatit ligjor”, theksojnë nga Këshilli Gjyqësor.
 
VMRO-DPMNE: Të dorëhiqen anëtarët e KGj-së 
 
Por, opozitarja VMRO-DPMNE iu drejtohet me kërkesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të dorëzojnë dorëheqjet e tyre. Sipas tyre nëse vendimi i Gjykatës Administrative tregon se miren vendime në kundërshtim me normat e shkruara, atëherë çfarë i mbetet qytetarit të thjeshtë që kërkon drejtësi para instancave gjyqësore. 
 
“Shkarkimi i Damevës, dorëheqja e mëparshme për shkak të presioneve të theksuara politiko-biznesore e Cërvenkovskës, zgjedhja e kryetarit të Këshillit pas Damevës dhe tani vendimi i Gjykatës Administrative, në sytë e opinionit vendor dhe ndërkombëtar përshkruhen si dështim. Nëse do të kishin një grimë dinjiteti, anëtarët e Këshillit Gjyqësor duhet menjëherë  të dorëhiqen.”, tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO DPMNE-së.
 
Ditë më parë Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, mirëpriti vendimin e Gjykatës Administrative, me të cilin Dameva kthehet në kryesinë e Këshillit Gjyqësor. Sipas tij, kjo gjë dëshmoi se ky institucion ka nevojë për reforma.Vendimi i Gjykatës Administrative ngjall shpresë për rikthimin e besimit te institucionet dhe respektimin e parimit të shtetit ligjor”, u tha  në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
 
FLUTURA LATIFI