Botë
E rëndë! Një fëmijë 10-vjeçar humb tre gishta nga fishekzjarrët
30.12.2023 18:18
Një 10-vjeçar humbi dy gishtat e dorës së djathtë dhe gishtin e madh të dorës së majtë nga një fishekzjarr....

Një 10-vjeçar humbi dy gishtat e dorës së djathtë dhe gishtin e madh të dorës së majtë nga një fishekzjarr pranë Tarantos të Italisë natën e 28 dhjetorit.
Sipas mediave italiane, i mituri u gjymtua nga shpërthimi i papritur i fishekzjarrit të cilin e kishte blerë tek një grua.
Fëmija, i dërguar fillimisht në spitalin Santissima Annunziata në Taranto, u transportua më pas në Policlinico di Bari, ku u shtrua në departamentin e Kirurgjisë Plastike dhe Rindërtuese.
Policia e gjurmoi gruan dhe në banesën e saj u gjetën fishekzjarrë të tjerë të ndaluar.
