Maqedoni

Branko Ushkovski: Këshilli Gjyqësor nuk do të bie në presion politik

26.03.2015 15:16

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Branko Ushkovski, nuk komenton audio-incizimet të cilat i ka publikuar opozita...

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Branko Ushkovski, nuk komenton audio-incizimet të cilat i ka publikuar opozita, me të cilat pretendohet të dëshmohet ndikimi direkt nga ana e ekzekutivit në zgjedhjen e gjykatësve.
 
Ai tha se nuk mund të komentojë nëse incizimet janë autentike apo të skenuara, por se qëndron në atë se numri më i madh i gjykatësve në mënyrë profesionale, të denjë dhe me përgjegjësi e kryejnë funksionin e tyre. Ushkovski, tha se Këshilli Gjyqësor nuk do të bie nën presionin politik.
 
“Nuk do të kisha komentuar. Ka shumë pyetje që ju mediat i bëni për disa përmbajtje që unë nuk do t’i kisha komentuar nëse të njëjtat janë autentike, apo janë jorelevante, apo të skenuara. Asnjëri prej nesh, as unë si kryetar, nuk do t’i kisha komentuar me qëllim që të respektohet prezumimi i pafajësisë, ndërsa në të njëjtën kohë për të njëjtat akuza dhe shkelje të mundshme të ligjit ende nuk ka përfundim ligjor. Ju lajmëroj dhe siguroj se ne si Këshill Gjyqësor nuk do të bimë në asnjë sfidë politike që inponohen për politika ditore apo qëllime dhe arsye të ndryshme dhe shpresoj se ju gazetarët i njihni ato qëllime. Ne nuk do të lejojmë që të njëjtat të ndikojnë në punën e gjyqësorit”- deklaroi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Branko Ushkovski.
 
Në komentet se Ushkovski si kryetar i Këshillit Gjyqësor është zgjedhur pa asnjë ditë përvojë gjyqësore, ai tha se këshilli ka kompetenca të ndryshme nga gjykatat, duke potencuar se ka përvojë më të gjatë si anëtar i Këshillit Gjyqësor. 
 
Njëhërit, sot në rend dite në Këshillin Gjyqësor ishin raportet e punës së gjykatave gjatë viti 2014.
 
Nga numri i përgjithshëm i lëndëve gjykatësit kanë arritur të zgjedhin mbi 536 mijë lëndë, ndërsa në fund të vitit kanë mbetur mbi 143 mijë lëndë të pazgjidhura.
 
FLORIJE KAMBERI