Futboll në vitin 2023, Maqedonia e V. dështoi në eliminatore

30.12.2023 18:23

Dy shkëlqimet e përfaqësueses së vendit janë suksese shumë të vogla për të thënë se futbolli vendor kishte suksese të mëdha në vitin 2023...

Dy shkëlqimet e përfaqësueses së vendit janë suksese shumë të vogla për të thënë se futbolli vendor kishte suksese të mëdha në vitin 2023.  Maqedonia e  Veriut, kishte kualifikime të dobëta për “Euro 2024”. Futbollistët më të mirë të vendit të përzgjedhur nga trajneri Bllagoja Milevski, gjat vitit 2023 zhvilluan 10 ndeshje eliminatore, ku  ia dolën të shënojnë dy fitore përballë Maltës, ndërsa kishin 4 humbje dhe po aq barazime.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut edhe pse ishte në një grup të vështirë, ajo kishte pritje të mëdha në këto eliminatore, por duket se ndeshja në Shkup, përballë Ukrainës, i hodhi poshte të gjitha pretendimet për një renditje më të mirë. Në qershorin e 2023, futbollistët më të mirë të vendit e pësuan disfatën më të thellë në historinë e gara ve ndërkombëtare. Në stadiumin legjendar “Olld Traford” në Mancester, Anglia nuk kishte mëshirë dhe në fund iu gëzua fitores me 7:0. Po me këtë përfaqësuese në ndeshjen e kthimit në Shkup, futbollistët e vendit bënë  rezultat të mirë duke luajtur 1:1, Bardhi ishte golashënues, ndërsa anglezët me këtë barazim e vulosën pozitën e parë në Grupin “C” eliminator për Euro 2024. Maqedonia këto eliminatore I përfundoi në pozitën e katërt  me golaverazhin 10 të shënuar dhe 20 të pranuar dhe me 8 pikë.