Futbolli në 2023, kombëtarja shqiptare në kualifikuese ka thyer çdo rekord
30.12.2023 18:33
Kombëtarja shqiptare barazoi me rezultatin 1-1 ndaj Moldavisë në stadiumin “Zimbru”....

Kombëtarja shqiptare barazoi me rezultatin 1-1 ndaj Moldavisë në stadiumin “Zimbru” duke siguruar pjesëmarrjen për herë të dytë në histori në finalet e një Kampionati Europian. Vetëm një pikë mjaftonte për të shkuar në “Gjermani 2024” dhe kuqezinjtë ia dolën më së miri, ashtu siç kanë bërë gjatë gjithë këtij edicioni kualifikues duke siguruar me meritë të plotë finalet e Kampionatit Europianit në “Gjermani 2024”.
Me një performancë të jashtëzakonshme e para në Grupin “E”, kualifikues me 15 pikë të fituara e 12 gola të shënuara e 4 të pësuara, Shqipëria i ka siguruar vetes rrugën për në Gjermani. Kombëtarja mban një tjetër rekord shumë të rëndësishëm së bashku me Francën. Ata nuk kanë pësuar asnjë gol në shtëpi në këto eliminatore, të katër golat janë pësuar në transfertë. Ndërsa vlen të theksohet se të gjitha fitoret janë me 2 gola e sipër, tregues se nuk kanë qenë rastësi sukseset nën drejtimin e trajnerit Sylvinho.
Në 7 ndeshje në grup, për kuqezinjtë kanë shënuar 7 futbollistë të ndryshëm, Asani dhe Bajrami kanë realizuar nga 3 gola, Seferi ka shënuar 2, ndërsa nga 1 kanë Asllani, Muçi, Daku dhe Cikalleshi. Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvio Mendes është i vetmi jo me origjinë europiane në stolin e skuadrave pjesëmarrëse në Kupën e Europës, Gjermani 2024. Në evropianin e Gjermanisë, kombëtarja kuq e zi do të luajë në të njëjtin grup me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.
