Sylvinho synon Botërorin me Shqipërinë
30.12.2023 18:37
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ëndërron që me "kuqezinjtë" të kualifikohet edhe në Kupën e Botës...

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ëndërron që me "kuqezinjtë" të kualifikohet edhe në Kupën e Botës. Duke folur për gazetën spanjolle "Marca" braziliani është shprehur se ai dhe skuadra e tij dëshirojnë mv shumë se sa kualifikimi në Euro 2024.
“Të jesh në Euro tashmë është shumë mirë, por ne shikojmë më tej. Ne duam që kjo të jetë e zakonshme dhe, pse jo, të shkojmë në një Kupë Bote për herë të parë. Ka lojtarë të mirë, strukturë të mirë, një vend të dashuruar pas futbollit”, ka thënë Sylvinho.
"Për ne, të qenit në Euro është tashmë një ëndërr. Por ne duam gjithnjë e më shumë. Ne do të punojmë si të çmendur këta gjashtë muaj. Ne duam më shumë, lojtarët duan më shumë. Ne do të testojmë veten, për të ditur se kush jemi dhe ku jemi përballë tre skuadrave shumë të fuqishme. Është një grup i vështirë, është e qartë, por ne mund të arrijmë atje”.
