Genoa “stop” serisë positive të Interit

30.12.2023 18:38

Interi ka barazuar 1 me 1 me Genoan në xhiron e 18-të të Serisë A. Skuadra e Simone Inzaghit kaloi në epërsi me Marko Arnautoviqin...

Interi ka barazuar 1 me 1 me Genoan në xhiron e 18-të të Serisë A. Skuadra e Simone Inzaghit kaloi në epërsi me Marko Arnautoviqin në minutën e 43-të, ndërsa vendasit barazuan në minutat shtesë të pjesës së parë, nëpërmjet Radu Dragusinit. Pavarësisht barazimit, Interi ngel lider në tabelë, ku ka 45 pikë të tubuara. Juventusi e ndjek nga pas me 40 pikë, por me 17 ndeshje të zhvilluara.