Scaloni trajner i vitit 2023 për kombëtare

30.12.2023 18:44

Lionel Scaloni është shpallur trajneri më i mirë i vitit 2023 për ekipet Kombëtare nga Federata Botërore...

Lionel Scaloni është shpallur trajneri më i mirë i vitit 2023 për ekipet Kombëtare nga Federata Botërore e Futbollit për Histori dhe Statistika. Tekniku argjentinas fitoi bindshëm  garën ndaj kolegëve të tij.

Në vend të dytë u rendit trajneri francez Didie Deschamps. Francezi Deschamps, dy herë ishte fitues I këtij çmimi në vitin 2018 dhe 2020. Në mesin e 10 trajnerëve më të mirë në botë u gjend edhe ai i kombëtares shqiptare Sylvinho. Braziliani është renditur në pozitën e tetë. Kështu argjentinasi për të dytin vit me radhë shpallet trajner i vitit.