Maqedoni
Komuna e Çairit, bashkëpunim me Agjencinë “Tika”
26.03.2015 15:29
Një delegacion i lart nga Republika e Turqisë, i kryesuar nga Agjencia “Tika”...

Një delegacion i lart nga Republika e Turqisë, i kryesuar nga Agjencia “Tika”, si dhe nga ish-ministrja e Arsimit e Republikës së Turqisë, realizoi takim me kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhitin.
Në takim u bisedua për nevojën e investimeve në sferën e arsimit.
“Mendoj që sot hapëm një faqe të re të bashkëpunimit me Republikën e Turqisë, me agjencinë “Tika”, për bashkëpunim edhe më të thellë në sferën e arsimit edhe pse edhe deri më tani ka raste konkrete, siç është investimi në shkollën “Tefejuz”, e cila është pilot shkollë në nivel të Maqedonisë që ka tabela interaktive, mirëpo edhe investime të tjera të shumta që kanë qenë në sferën e arsimit që vijnë nga Turqia”- deklaroi kryetari i Komunës Çair, Izet Mexhiti.
Ish-ministrja e Arsimit e Republikës së Turqisë, Nimet Bash, vlerësoi lart zyrtarizimin e gjuhës turke në Komunën e Çairit.
“E vlerësuam shumë që në Komunën e Çairit kemi edhe shkollën në gjuhën turke, si dhe është bërë zyrtarizimi i gjuhës turke këtu në Komunën e Çairit dhe unë mendoj se gjuhët e ndryshme munden vetëm të na bashkojnë ne e jo të na ndajnë si popullatë”- tha ish-ministrja e Arsimit e Turqisë, Nimet Bash.
Njëherit, Nimet Bash tha se Agjencia turk për bashkëpunim “Tika” nuk vepron vetëm në Maqedoni, por vepron edhe në të gjithë botën dhe se çdoherë kanë prioritet projektet në sferën e arsimit.
GYLTENE SINANI
