Maqedoni

Parashikimi i motit

31.12.2023 11:11

Fundjava do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme....

Fundjava do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë më alternime vranësirash si dhe intervale kthjellimesh. Në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore do ketë prezencë të mjegullës së dendur. Nga pasditja do të krijohet mjegull, ndërsa gjatë ditës të nesërme do të mbajë mot me diell me vranësira mesatare dhe qetësi.
Në mbrëmje dhe sidomos gjatë natës do të formohet sërish mjegull, sidomos në lugina.
 
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -4°C deri në 2°C, ndërsa gjatë ditës do të rritet deri në 9°C.
 
Në Shkup, meteorologët parashikojnë që mëngjesi do të kalojë me paraqitje të mjegullës, e cila do të ulet rreth mesditës. Në mbrëmje e sidomos gjatë natës do të formohet sërish mjegull e dendur.