Maqedoni
Strugë, atmosferë festive, qytetarët: Do të presin vitin e ri në shtëpi
31.12.2023 13:17
Atmosferë festive në Strugë këtë fundjavë me rastin e pritjes së ndërrimit të viteve....

Atmosferë festive në Strugë këtë fundjavë me rastin e pritjes së ndërrimit të viteve. Të shumtë janë mërgimtarët të cilët kanë vizituar Strugën këtë dimër, të cilët kanë mbushur rrugët e qytetit. Megjithëse gjatë ditës ka aktivitete të ndryshme dhe qytetarët po bëjnë blerjet e tyre, në mbrëmje nuk ka ndonjë organizim në qytet sepse struganët preferojnë që të presin Vitin e Ri në ambientet e shtëpisë pranë familjeve të tyre.
“Festën e vitit të ri si çdo vit do e kalojmë me familjen, do mblidhemi familjarët aty dhe si çdoherë do jetë e njëjta.”, u shpreh një qytetar.
“Këtë javën e fundit është gjallëruar shumë dhe më bëhet qejfi ta shoh qytetin kështu të gjallëruar më pëlqejnë dhe dekorimet që i kanë bërë për Vit të Ri, pak me vonesë por më mirë vonë se kurrë, për vit të ri nuk kam ndonjë plan special, besoj që do e kaloj me familjen në shtëpi.”, tha një qytetar.
“Sa i përket vitit të ri pak në banes, pak në qytet, pak në restorant gjithandej nga pak mendojm se do ta kalojm këtë vit dhe dëshirojmë që viti i ardhshëm të jetë me rroga më të mdhaja, me ekonominë më të lartë.”, u shpreh një qytetar.
“Këtu në shtëpi me familjen me shoqëri me miq, nuk e kemi ndërmjet të dalim jasht, është kënaqësi të rrijmë me familjen.”, tha një qytetar.
“Gjthsesi më mire se me familjen nuk ka askund, me familjen edhe vëllezërit, shyqyr zotit i kam edhe prindërit, zoti i dhëntë shëndet të gjithve.”, u shpreh një qytetar.
U organizua edhe një event argëtues në çarshinë e qytetit, i cili kishte karakter humanitar, ku u shpërndanë paketa për personat me aftësi të kufizuara.
“Aktiviteti ishte një iniciativë nga kafiteritë por edhe nga vetë banorët e kësaj rrugice vitin e kaluar e kemi pllakëzuar këtë rrugicë dhe është oorganizuar edhe më herët evente të tilla dhe unë sigurisht që e përmbajta, si komunë dhe është një organizim fantastik, qëllimi I të cilit është humanitar.”, tha Ramis Merko, kryetar i komunës së Strugës.
“Organizimi është një event para vitit të ri, e organizuar nga tre kafene në këtë rrugicë, ka karakter humanitar ky event sepse u shpërndanë paketa për personat me aftësi të kufizuara. Eventi është sponzorizuar nga Komuna dhe shumë markete lokale.”, tha Jordan Lazoroski, pronar i një kafeneje.
Organizimet do të vazhdojnë edhe ditët në vazhdim, pas Vitit të Ri. Ndërsa dëshirat e përbashkëta të Struganëve për Vitin e Ri 2024 ishin investimet në infrastrukturë dhe ekonominë e vendit.
ILMIE ZHAKU
