Maqedoni

Autoritetet rekomandojnë: Festoni pa fishekzjarre, kujdes me alkoolin

31.12.2023 14:00

Gjatë festave, Ndihma e Shpejtë ka përforcuar kapacitetet e kujdestarisë për t’u dal në ndihmë qytetarëve..

Gjatë festave, Ndihma e Shpejtë ka përforcuar kapacitetet e kujdestarisë për t’u dal në ndihmë qytetarëve të cilët mund të kenë nëvojë për ndihmë mjekësore. Ndihma e Shpejtë Mjekësore për Qytetin e Shkupit informon se gjatë natës festive do të punojnë me 10 ekipe në të gjitha pikat e territorit të Shkupit. 
 
“Gjatë natës së ndrimit të vitit Ndihma e Shpejtë Mjekësore do të punojë me 10 ekipe, në funksion të punkteve mjekësore në teritorin e Qytetit të Shkupit dhe vendbanimeve përrreth. Apelojmë që gjatë festive të festohet qetë me dinjitet, dhe të mos kalohen kufit e manifestimeve, të përdorimit të alkoolit, sepse duhet ta dimë se jeta vazhdon edhe pas festave, prandaj të jemi të kujdesshëm të mos e vështërësojmë jetën tonë vetëm për një natë.”, - informojnë nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore.
 
Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Kryqi i Kuq përmes fushatës për masat preventive nga përdorimi i mjeteve pirotektine, paralajmërojnë qytetarët për rreziqet, të cilat mund të vinë nga përdorimi i tyre në mënyrë të pa autorizuar. 
 
“Të mos e harrojmë të dhënat se mbi 150.000 njerëz në botë çdo vit mbesin invalidë për shkak të përdorimit të fishekzjarreve, prej tyre 80% janë fëmijë. Fakt brengosës paraqet që thuajse gjysma e fëmijëve të lënduar gjatë përdorimit të pushkaliqeve janë fëmijë nën 16 vjet, kurse meshkujt janë tre herë më shumë viktima se sa vajzat.”, - thuhet në njoftimin e MPB-së. 
 
Rrezik shtesë gjatë festave të fundvitit është edhe vozitja në kushte dimërore dhe vozitja në gjendje të dehur. Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në rrugët nacionale dhe lokale po zhvillohet në kushte dimërore, me lagështi. Ndërsa në disa akse të caktuara ka shikueshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës 50 deri më 100 metra në drejtimin rrugor Petrovec – Veles – Gjevgjeli. Sipas AMSM intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare sipas tyre nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. 
 
“Apelojmë që të zbatohet detyrimi që cdo veturë të ketë me vete paisjet dimërore. Rekomandojmë rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina,  gryka, dhe në të gjitha vendet tjera ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.”, - thuhet në njoftimin e Lidhjes Auto-Moto të Maqedonisë.  
 
FITIM KRYEZIU