Maqedoni

Mesazhi i Presidentit për vitin e ri: Të jemi më tolerantë, t’i tejkalojmë keqkuptimet

31.12.2023 14:55

Në vitin e ri të jemi më të mirë, më solidarë, më tolerantë edhe si individë edhe si bashkësi...

Në vitin e ri të jemi më të mirë, më solidarë, më tolerantë edhe si individë edhe si bashkësi, thotë presidenti i Republikës Stevo Pendarovski në urimin e fundvitit drejtuar qytetarëve.

“Krizat globale, së bashku me problemet tona kronikisht të pranishme, kontribuuan më shumë të mendojmë për zbutje të pasojave, se sa për zhvillim. Efektet i shohim rreth nesh: apati, mosbesim dhe zhgënjim tek qytetarët. Nevojitet t’u kthehemi vlerave të cilat i japin kuptim jetës. Në vitin e ri të jemi më të mirë, më solidarë, më tolerantë edhe si individë edhe si bashkësi. T’i tejkalojmë keqkuptimet të cilat me vite na mbajnë në vend. Në vend se në garën për të mira materiale, t’i japim prioritet mirësisë, ta ndihmojmë njëri-tjetrin, të ndërtojmë shoqëri humane dhe fisnike.”, shkruan në urimin e tij, presidenti Stevo Pendarovski.