Maqedoni
Urimi i kryeparlamentarit Xhaferi: Zgjedhje të sukseshme e rritje ekonomike
31.12.2023 15:15
Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka uruar qytetarët për për vitin e ri 2024....

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka uruar qytetarët për për vitin e ri 2024. Në urimin e tij, Xhaferi ka veçuar mbajtjen e zgjedhjeve të dyfishta gjatë vitit tjetër, përmirësimin e ekonomisë dhe vazhdimin e rrugës europiane.
“Të dashur qytetarë, le të jetë Vitit i Ri 2024 një libër faqet e të cilit do të shënohen me punë të mira, me vepra pozitive, me respekt dhe mirëkuptim ndër njerëz. Le të jetë viti në të cilin do e ndjejmë dhe do e ndajmë ngrohtësinë e solidaritetit, do të besojmë dhe reflektojmë shpresë. Uroj që si qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut të zbatojmë zgjedhje të suksesshme, të realizojmë rritje të ekonomisë dhe të ecim bashkë rrugën e Bashkimit Evropian. Në vigjilje të Vitit të Ri 2024, Ju uroj shëndet të mirë dhe përparim, për Ju dhe për më të dashurit tuaj, kohë cilësore të kaluar me familjet tuaja. Paqe, qetësi dhe mirëqenie në shtëpitë Tuaja dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Le të jetë gëzuar dhe me bereqet”, tha në urimin e fundvitit kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi.
