Botë

Ishulli Kiribati i pari mirpriti vitin e ri, njerëzit urojnë paqë në botë në vitin e ri

31.12.2023 16:16

Të parët në botë që e mirëpritën Vitin e Ri 2024 me fishekzjarre dhe festa në natyrë janë banorët e ishullit Kiribati të Oqeanit Paqësor...

Të parët në botë që e mirëpritën Vitin e Ri 2024 me fishekzjarre dhe festa në natyrë janë banorët e ishullit Kiribati të Oqeanit Paqësor, ku jetojnë rreth 5000 njerëz. Pak minuta më vonë festuan edhe banorët e ishujve të arkipelagut Çatham, që është pjesë e territorit të Zelandës së Re. Turma të mëdha u mblodhën në Sidnej, Australi për një nga shfaqjet më spektakolare të fishekzjarreve të Vitit të Ri në botë. Në Nju Jork, një top u testua tradicionalisht në Tajms Skuer që numëroi minutën e fundit të vitit të vjetër.
 
“Ne po përgatitemi për t’u argëtuar.”, u shpreh një banore e Nju Jorkut. 
 
“Më pëlqen atmosfera. Çdo vit vi herët.”, tha një banore e Nju Jorkut.
 
Por magjia nuk do të ishte e plotë pa ëmbëlsirat me çokollatë. Në Marok, shitjet e ëmëlsirave janë  rritur.
 
“Numri i shitjeve u rrit për 40 për qind.”, u shpreh një puntor pastiçerie  në Marok.
 
“Ne po bëjmë dekorime të reja, si dhe kemi eksperimentuar me shije të reja që përshtaten në mënyrë të përkryer me e Vitin e Ri.”, tha një puntor pastiçerie në Marok.
 
Atmosfera e Vitit të Ri ndjehet edhe në Rusi. Banorët e Moskës shpresojnë se viti  2024 do të jetë më i mirë dhe do t'i japë fund konfliktit në Ukrainë.
 
“Shpresoj se do të bëhet mirë. Shpresoj se lufta do të përfundojë dhe dua që paqja të vijë kudo.”, u shpreh një banore e Rusisë.
 
“Lufta dhe armiqësitë të mbarojnë dhe të gjithë të kthehen në shtëpi. Dhe sigurisht, dua të kem lumturi personale dhe lumturi për fëmijët.”, tha një banore e Rusisë.
 
Një ditë më parë, në plazhet e Sheveningenit pranë Hagës, u ndez zjarr tradicional dhe më pas kishte shfaqe spektakolare të fishekzjarreve. Franca do të mirëpresë natën e Vitit të Ri me një prani të shtuar të policisë në Paris për shkak të siç thanë autoritetet, kërcënimeve të larta terroriste, për shkak të zhvillimeve në Izrael dhe Palestinë.
 
FLUTURA LATIFI