Futbolli në 2023, Struga TL, mbrojti nderin në evropë

31.12.2023 16:33

Katër skuadrat përfaqësuese të Maqedonisë së Veriut, në eliminatoret për Kupat evropiane...

Katër skuadrat përfaqësuese të Maqedonisë së Veriut, në eliminatoret për Kupat evropiane ose më mirë të njohura si ato të UEFA-së, kishin paraqitje jo të mirë. 9 humbje 5 fitore dhe 2 barazime ishte bilanci i katër skuadrave në garat evropiane. Paraqitje epizodike nuk kishte skuadra e Struga Trim Lum. E cila pas barazimit pa gola dhe 1:2 në terren vendas u eliminua nga lituanezët e Zhalgiris. Ishin këto dy përballje të vlefshme për eliminatoret e Ligës së Kampionëve. Pas kësaj skuadra “liqenase” u transferua në eliminatoret e Ligës së Konferencës së UEFA-së, ku arriti deri në raundin e tretë. Në këtë fazë struganët eliminuan malazezët e Buducnostit si dhe Dudenlanzh të Luksemburgt, ndërsa islandezët e Brejdabik ishin më të mirë se kampioni në fuqi i vendit Struga Trim Lum.
 
Shkupi në të njëjtën konkurrencë ia doli të kalojë vetëm raundin e parë eliminator, ndërsa në të dytin u eliminua nga bullgarët e Levskit nga Sofja. Skuadra e Shkëndijës nga Tetova, verën e kaluar evropiane p[ati një paraqitje simbolike dhe nuk ia doli të kalojë as raundin e parë eliminator, duke u mundur pas penaltive nga skuadra përfaqësuese e uellsit Haferfjorvest. Makedonija Gj.P po në fazën e njëjtë dhe në kupën e njëjtë të UEFA-së, pësuan dy humbje nga skuadra e Rigas. 
 
Skuadra e Struga Trim Lum, vitin që e lamë pas për herë të pari në historinë e saj e fitoi titullin e kampionit shtetëror dhe me këtë edhe kualifikimin në evropa dhe ndeshjet eliminatore për Ligën e Kampionëve.  Struganët e dominuan kampionatin vendor me 28 : 2, duke fituar jo më pak se 68 pikë.  Në fund Struga kishte 10 pikë më shumë se nënkampioni Shkupi. Skuadra më e dobët e kampionatit të kaluar ishte Pobeda e Prilepit e cila u largua nga elita e futbollit vendor.
 
Ndër-kohë që para nisjes së kampionati elitën e futbollit vendor e braktisi skuadra e Renovës, po ashtu statusin e skuadrës elitare nuk e ruajti as Skopje e cila në balotazh u mund nga Vardari. “Këpuca e artë” e kampionatit të kaluar me 19 gola të shënuar ishte Ibraimi nga radhët e kampionëve. Ibraimi me 139 gola të shënuar është golashënuesi më I mirë në historinë e Ligës së parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut.  Skuadra liqenas nuk ia doli të fitojë dy tituj në sezonin e shkuar, pasi në finalen e madhe të Kupës, në Shkup, nuk ia doli të mund Makedonija Gj.P. Në kohën e rregullt kjo ndeshje përfundoi me barazimin 1:1, ndërsa skuadra nga paralagja e Shkupi, ishte më e mirë nga pika e bardhë dhe fitoi trofeun e tretë në historinë e tyre dhe në kohë të njëjtë mbrojtën trofeun e fituar një vit më parë.