Sporti në 2024, Maqedonia e V. dhe Shqipëria luajnë në evropian
31.12.2023 16:36
Do të jenë së paku tri ngjarje të mëdha sportive në mesin e dhjetëra sosh që do t’i mbajnë tifozët mbërthyer edhe në vitin 2024....

Do të jenë së paku tri ngjarje të mëdha sportive në mesin e dhjetëra sosh që do t’i mbajnë tifozët mbërthyer edhe në vitin 2024. Kampionati Evropian në hendboll si dhe ai në futboll të njohur më të njëjtin emër “Euro 2024”, po ashtu në program janë edhe Lojërat Olimpike Verore Paris 2024. Për shumë sportist ëndërra do bëhet realitet.
Gjermania tashmë duket të jetë gati për dy prej turneve më të rëndësishme të sportit , evropianin e hendbollit dhe futbollit. Gara e parë kontinentale do të nis më 10 janar, në të cilën do marrim pjesë edhe hendbollistët më të mirë të vendit. Do të jetë ky evropiani I shtatë me radhë në të cilin Maqedonia do të merr pjesë. Maqedonia e Veriut, evropian do ta hapë me 10 janar me Francën e cila ka tre tituj kampion evropian.
“EURO 2024” i futbollit që do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 14 korrik, do të jetë shum më tërheqës për shkak të popullarritet të futbollit. Me rëndësi është se edhe kombëtarja shqiptare për herë të dytë do të luajë në një evropian pas atij të vitit 2016. Shorti deshi që kombëtarja shqiptare në këtë evropian të jetë në grup të njëjtë me:- Spanjën, Kroacinë dhe Italinë. Kombëtare këto që kanë mjaft suksese ndërkombëtare.
Në Paris, Lojërat Olimpike dhe Paralimpike Verore do të rikthehen pas 100 vjetësh, nga 26 korriku deri më 11 gusht. Hera e fundit kur kryeqyteti i Francës i ka organizuar ato, ka qenë në vitin 1924. Gjatë verës së ardhshme me dhjetëra sportist do të hyjnë në listën e historisë së përhershme të fituesve të medaljeve olimpike. Sipas organizatorëve, tani pothuajse çdo gjë është gati për nisjen e garave.
